Site icon Telegrafi

Ministri Taravari paralajmëron unifikim të letërnjoftimit me kartelën shëndetësore elektronike

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, njoftoi se është e planifikuar që brenda 2 deri 3 viteve letërnjoftimi dhe kartela shëndetësore elektronike të jenë një dhe se për këtë është biseduar edhe me Ministrin e punëve të brendshme dhe veçmë punohet për realizimin e këtij plani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që Ministria e shëndetësisë të shpallë tender për kompani që do të shtypë kartelat shëndetësore elektronike, pasi që rreth 500.000 qytetarëve ju përfundon afati vlefshmërisë së kartelave shëndetësore.

Kompania që deri më tani ka kryer këtë punë, ka ndërprerë punimet për shkak të mosmarrëveshjeve me udhëheqësinë paraprake, e cila nuk i ka bërë pagesat në mënyrë të rregullt.

‘Nëse do të kishte mundësi të gjindet ndonjë zgjidhje e përkohshme që nuk kushton shumë, do të ishte ideale, por teknikisht kjo nuk është e mundur. Të hënën kam takim me drejtorin e Fondit të sigurimit shëndetësor dhe me shërbimin për shëndetësi elektronike. Do të bisedojmë për ndonjë zgjidhje për një afat prej pesë-gjashtë muajsh me qëllim që të mos vijë deri te kthimi i kartonëve të kaltër dhe të vazhdohet me kompaninë e njejtë ose, në të kundërtën të shpallet tender i ri’, deklaroi Taravari./Telegrafi/

Exit mobile version