Telegrafi

Tahiri: Ata që janë gjykuar më parë s’do të thirren nga Gjykata Speciale

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri thotë se ata që janë gjykuar më parë nuk do të thirren prapë nga Gjykata Speciale.

Ndërkohë ai ka treguar se të gjithë ata që janë ftuar deri më tani për dëshmi nga Gjykata Speciale ‘kanë treguar përgjegjshmëri të lartë’.

Tahiri, derisa ka thënë se ata që janë gjykuar më parë nuk do të thirren prapë nga Specialja, thotë se nuk di ndonjë emër të ndonjë personi, i cili mund të gjykohet nga Gjykata Speciale.

“Asnjëherë. E them me përgjegjshmëri të plotë se asnjëherë s’kam biseduar për emra që mund të gjykohen nga kjo Gjykatë”, tha Tahiri në Televizionin T7.