Telegrafi

Tahiri: Do ta procedojmë në Kuvend themelimin e Gjykatës Komerciale

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se shumë shpejtë do ta procedojmë në Kuvend të Kosovë themelimin e Gjykatës Komerciale.

Tahiri këto komente i bëri në konferencën “Dialogu publiko-privat në funksion të zhvillimit të sektorit privat”.

Lexo po ashtu Veseli: Ekonomia e Kosovës do zhvillohet atëherë kur nuk ka kundërthënie ndërmjet përfaqësuesve institucional

“Themelimi i Gjykatës Komerciale do ta rris efikasitetin e biznesit, sot efikasiteti është shndërruan në pengesë të bizneseve, prandaj jemi duke marr hapa konkretë. Së bashku me odat do ta procedojmë sa më shpejtë në Kuvend themelimin e kësaj gjykate do t’i adresoj problemet konkrete të biznesit. Unë kam marrë qindra kërkesa nga bizneset për lëndët e tyre që vonohen e zgjasin. Jemi duke punuar në këtë drejtim, që krahas kësaj të trajnojmë edhe gjyqtarët. Ne jemi shumë vonë, por jemi duke punuar që të kemi një gjykatë të qartë ku bizneset do të adresojnë çështjet e tyre”, tha Tahiri. /Telegrafi/