Telegrafi

Ministri Tahiri ka një porosi për shoferët: Mos vozisni nën ndikim të aloolit, mund të përfundoni në burg!

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka porositur vozitësit që të tregohen më të vëmendshëm në komunikacion, pasi që me Kodin e ri penal janë ashpërsuar masat sidomos ndaj atyre që vozisin nën ndikimin e alkoolit.

Tahiri, përme një postimi në Facebook, ka thënë se çdo tejkalim i normave të parapara dhe vozitjea në gjendje të dehur do t’i dërgojë vozitësit në burg.

Postimi i plotë i ministrit Tahiri:

“Viti që po lëmë pas, ishte vit i shumë humbjeve të jetës në komunikacion dhe kjo kërkon angazhimin tonë për të edukuar, parandaluar dhe sanksionuar rrethanat që mund të nxisin fatkeqësi komunikacioni.

Kodi i ri Penal, krahas masave tjera, ka ri definuar kualifikimin si vepër penale të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, duke bërë dallimin mes kundërvajtjes dhe veprës penale. Pra, me Kodin e ri penal, tejkalimi i normave të parapara dhe vozitja në gjendje të dehur do t’ju dërgojë në burg.

Ka qenë e nevojshme që të marrim përsipër përgjegjësinë shtetërore në parandalimin e veprave të tilla dhe edukimin e qytetarëve, sikurse edhe dhënien e përgjigjes së duhur ndaj shkelësve të rregullave të trafikut.

Kosova nuk ka njerëz për të humbur, aq më pak në komunikacion, si shkak i pakujdesisë që nxitet nga ngasja në gjendje të dehur.

Shpresoj se këto masa do të ndikojnë për të stimuluar një përgjegjësi më të madhe të të gjithë ngasësve dhe për të mundësuar udhëtime të sigurta për qytetarët tanë”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/