Telegrafi

Ministri Sugarevski dhe kryetari i Komunës bën inspektim të punimeve në rrugën Prilep-Liqeni i Prilepit

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoni, Goran Sugareski dhe kryetari i komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski, inspektuan punimet e ndërtimit në riparimin e rrugës së Prilep-Liqeni i Prilepit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Është një rrugë me gjatësi prej 8 km, për të cilën janë ndarë 20 milionë denarë, 10 milionë denarë nga Ndërmarrja Publike për rrugët shtetërore dhe vetëqeverisje lokale në Prilep.

Riparimi i rrugës bëhet me kërkesë të qytetarëve të Prilepit, të cilët alarmuan gjendjen e keqe në të cilën është kjo rrugë.

Kryetari i Komunës, Ilija Jovanoski tha se riparimi i rrugës së Prilep-Liqeni i Prilepit është fillimi i ndërtimit të infrastrukturës rrugore në komunën e Prilepit. Vetëqeverisja lokale me dy projekte ka aplikuar për rindërtimin e rrugëve rajonale Prilep-Krushevë dhe Prilep-Brodi i Maqedonisë.

Pas 15 majit, siç paralajmëron kryetari Jovanovski, do të shpejtohen punët për zgjidhjen e problemit të infrastrukturës rrugore në qytet. /Telegrafi/