Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski sot konfirmoi se më 23 janar do të jetë dëshmitar i PSP-së për rastin “Trajektorja”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Po, më 23 janar jam i thirrur në Prokurorinë Speciale Publike si përfaqësues i shtetit në lëndën “Trajektorja”, tha Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas mbikëqyrjes mbi punët ndërtimore në pikën e pagesës rrugore në Sopot.
Rasti “Trajektorja” ka të bëjë me keqpërdorimet në ndërtimin e autostradave Milladinoc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër./Telegrafi/