Telegrafi

Ministri Stavileci takon homologun Rulin

Ministri Stavileci, ka thënë se nuk duhet të jetë bazë e bashkëpunimeve në mes Shqipërisë dhe Kosovës vetëm forma protokollare, por në këto suaza ka edhe shumë hapësirë për të zhvilluar potencialet e të dyja vendeve duke e thelluar bashkëpunimet edhe në projekte më të mëdha.

“Tanimë kemi edhe autostradën si urë lidhëse edhe me rajonin, e cila na krijon avantazhe të mëdha veçanërisht në sfera ekonomike dhe integruese, ngase bën të mundshëm zgjerimin e tregut ekonomik të Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe unifikimin e tregut dhe instalimin e një fryme më të thellë bashkëpunimi për ngritjen dhe avancimin e ekonomive të vendeve tona”, theksoi ministri Stavileci.

Kurse ministri i Bujqësisë së Shqipërisë Genc Ruli tha pjesëmarrja e ritualit jo vetëm politik ishte një moment i mirë për t’i shikuar mundësitë që si vende motra të mos i konkurrojmë njëra-tjetrës, si dhe për të diskutuar që reciprocikisht t’i luftojmë kërcënimet nga konkurrenca e fermave me kompetitive të rajonit me qëllim mbrojtjen e fermerëve tanë.

Të dy ministrat janë takuar në vigjilje të panairit “Agrobiznes 2010” në Tiranë i cili do tw mbyllet të dielën. /Telegrafi/