Site icon Telegrafi

Ministri Spasovski viziton policinë e Shkupit (Video)

Ministri i punëve të brenshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski e ka vizituar sot Sektorin e punëve të brendshme të Shkupit, për t’u njohur nga afër me gjendjen dhe problemet e këtij sektori, njofton Telegrafi Maqedoni.

Një nga problemet me të cilat përballet kjo SPB është mungesa e kuadrit të nevojshëm, ndërkaq takimi është në kuadër të disa takimeve të planifikuara në të gjithë sektorët e punëve të brendshme në vend.

Edhe pse në SPB të Shkupit ka probleme, ministri tha se siguria në Bashkinë e Shkupit është në nivel./Telegrafi/

Exit mobile version