Telegrafi

Ministri Spasovski takohet me ambasadorin slloven Jazbec

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, sot është takuar me ambasadorin e ri të Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç theksuan nga kabineti i ministrit ai është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e deri tanishëm me ambasadën e Republikës së Sllovenisë dhe ka falënderuar mbështetjen që Maqedonia e merr nga Sllovenia në lidhje me integrimet euroatlantike.

Ndërsa ambasadori Jazbec tha se ka shumë ide për projekte të ardhëshme për interes të përbashkët dhe shpresoi se do të realizohen.

Ai ishte i bindur se zgjedhjet e 11 dhjetorit do të jenë të lira dhe demokratike, duke nënvizuar rolin e MPB-së që ka në këtë proces./Telegrafi/