Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Klosi do të jetë i shoqëruar nga kryetarët e Bashkive të Vlorës dhe Himarës, Dritan Leli dhe Jorgo Goro, si dhe nga një grup operatorësh turistikë.
Delegacioni shqiptar do të priten nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe ministri i Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi./Telegrafi/