Site icon Telegrafi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me apel për qytetarët për coronavirusin

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bë rrjetin social në ‘Facebook’ shkroi se “vetëm bashkërisht mund ta mbrojmë shëndetin publike”.

Lexo po ashtu Maqedoni, nëse ndjeni simptoma të coronavirusit paraqituni në këto numra telefoni

“Shëndeti publik është përgjegjësi e jona e përbashkët. Secili prej neve mund të kontribuojë në parandalimin e shpërndarjes së virusit dhe e ka për obligim të sillet në mënyrë të përgjegjshme”, shkruan Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Filipçe bën apel që nëse ndonjë ka qenë në rajonet e rrezikshme të Italisë veriore, të vetëizolohet dhe se në këtë mënyrë mbrohet familja dhe bashkëqytetarët.

“Autoriteteve në kufi apo punonjësve mjekësorë jepuni informacione të sakta. Fshehja e informacioneve nuk do t;ju shpëtojë as juve as të afërmit e juaj. Është papërgjegjshmëri ndaj gjithë shoqërisë”, shkruan Filipçe i cili shton se duhet të mbahet higjiena personale dhe të respektohen rekomandimet që për dy javë po publikohen nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Maqedoni, shkollat dhe çerdhet do të mbyllen për 14 ditë për shkak të coronavirusit

Exit mobile version