Telegrafi

Ministri i Shëndetësisë thotë se vaksinës Pfizer i është shtyrë afati i skadencës edhe për tre muaj

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka thënë se Qeveria nuk do të lejojë që asnjë vaksinë që nuk ka afat të përdoret te qytetarët e Kosovës, por sipas tij vaksinave Pfzer iu shtyhet afati i  skadencës edhe për tre muaj.

Latifi në një sqarim për deputetët e Kuvendit ka thënë se në stok janë rreth gjysmë milioni vaksina që mund të përdoren për vaksinim.

Ministri i Shëndetësisë ka sqaruar se një pjese ta vaksinave i është shtyrë afati për përdorim edhe për tre muaj, duke u bazuar edhe në protokollet ndërkombëtare.

“Me 23 shtator të vitit 2021 AKPM ka njoftuar se ka aprovuar shtyrjen e afatit të skadencës të vaksinës Pfizer pasi të njëjtën gjë e ka bërë edhe Agjencia Evropaine e Barnave. Informacione përkatëse gjenden edhe në faqen e kësaj agjencie”, tha ai përcjell Telegrafi.

Latifi thotë se kjo zgjatje e afatit është bërë edhe për tre muaj.

“Unë ju siguroj se asnjë vaksinë me afat të skaduar nuk do t’i jepet asnjë qytetari”.

Ndryshe deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka thënë se ka një numër të madh të vaksinave që kanë skaduar e që Qeveria nuk po tregon./Telegrafi/