Në pora 14:00 ka nisur takimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitija me kryetarët e komunave.
Burime të Telegrafit bëjnë me dije se në takimin e Vitisë me kryetarët e komunave temë diskutimi është situata me pandeminë, vaksinimi antiCOVID, ndikimi i pandemisë në ekonomi, fillimi i vitit shkollor etj.
Ndryshe, të enjten për shkak numrit të madh të të infektuarve me coronavirus dhe numrit të lartë të viktimave, është paralajmëruar shtrëngim i masave.
Të enjten u tha se pritet kthimi i kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe shkurtimi i orarit të punës së gastronomisë. /Telegrafi/