“Beer and Wine Festival Prishtina” është mbyllur sonte në orën 22:00. Kjo si pasojë e ankesave dhe incidenteve që kanë ndodhur në këtë festival.
Urdhërin për mbylljen e festivalit e ka dhënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.
Shala në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ka urdhëruar inspektoriatin e tregut të MTI-së që të bëjë inspektim në këtë organizim dhe se sipas tij pas inspektimit dhe gjetjeve të bëra, Inspektorati i MTI në këto momente ka marr vendim të mbyllë aktivitetin ‘’Beer and Wine Festival Prishtina’.
“Pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe për shkak të shkeljeve të evidentuara respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjet, kam urdhëruar inspektoriatin e tregut të MTI-së që të bëjë inspektim të jashtzakonshëm në këtë organizim dhe pas inspektimit dhe gjetjeve të bëra, Inspektorati i MTI në këto momente ka marr vendim të mbyllë aktivitetin ‘’Beer and Wine Festival Prishtina’’ që po mbahet në pllaton e pallatit të rinisë në Prishtinë”, ka shkruar në Facebook, Shala./Telegrafi/