Telegrafi

Ministri Shala takoi homologun e tij malazez Vujovic

Gjatë kësaj vizitë Ministri Shala së bashku me bashkëpunëtorët e tij u takua me homologun e tij, Ministrin e Ekonomisë dhe Republikës së Malit të Zi, Branko Vujovic, ku u diskutua për bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Me këtë rast Ministri Shala, falënderoi homologun e tij për mbështetjen e Republikës së Malit të Zi, sidomos me rastin e anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore dhe gjithashtu kërkoj mbështetje edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe në Bankën për Zhvillim në Këshillin e Evropës.

Pamje nga takimi në mes të ministrave të financave të Kosovës dhe Malit të Zi. Foto: MEF

Ndërsa , Ministri Vujovic, siguroi Ministrin Shala për mbështetje të vazhdueshme të Republikës së Malit të Zi edhe në të ardhmen.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave në fushën e privatizimit, turizmit, energjisë si dhe për mundësinë e heqjes së taksës së dyfishtë për të dy vendet dhe gjithashtu Ministri Shala kërkoi që të fillojnë përgatitjet për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik.

Në fund të këtij takimi Ministri Ahmet Shala shfrytëzoi rastin që të ju bëjë thirrje të gjitha bizneseve në të Malit të Zi që të investojnë në Kosovë. /Telegrafi/