Telegrafi

Ministri Shala punëson 30 veta në PTK

Qeveria, më 13 maj 2010, kishte ngarkuar ministrin Shala që të zbatojë vendimin që nëpërmjet Bordit të Drejtorëve të ngrijë punësimin dhe ngritjen e pagave në Post Telekomin e Kosovës (PTK).

Mirëpo Shala ka bërë të kundërtën, ka aprovuar kërkesën e kësaj kompanie publike që t’i punësojë rreth 30 punëtorë të rinj, pavarësisht se ishte e obliguar që të mos lejojë punësime të reja.

Burimet e gazetës bëjnë të ditur se PTK i ka realizuar këto punësime, në bazë të një liste me emrat e kandidatëve që duhet pranuar, e cila u është dërguar nga niveli i lartë qeveritar. /Telegrafi/