Site icon Telegrafi

Ministri Shala priti në aeroport delegacionin e FFK-së

Delegacioni i FFK-së, Fadil Vokrri, kryetar, dhe Flamur Bunjaku, anëtar i KE të FFK-së, u kthyen sot në Kosovë nga Meksika, ku morën pjesë në Kongresin e FIFA-s, që e pranoi Kosovën në radhët e saj.

Delegacionin e FFK-së në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, kishin dalë ta presin ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala me bashkëpunëtorë, anëtarët e KE të FFK-së dhe shumë kryetarë të klubeve dhe dashamirë të futbollit të Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate, transmeton Koha.net.

Ky ishte objektivi ynë i dytë, pas pranimit në UEFA dhe muaji maj shënon epokën e re për futbollin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.

Shala përgëzoi kreun e FFK-së, Fadil Vokrri dhe KE e gjitha klubet për këtë sukses duke premtuar mbështetje edhe më të madhe për futbollin e Kosovës.

Exit mobile version