Ministri i Ambientit dhe Planifikimi Hapësinor, Ferat Shala ka premtuar në emisionin Zyra e Ankesave të RTV Dukagjinit se ministria që ai udhëheqë do të inspektojë oxhakun e Spitalit të Pejës, posa kjo ministri të marrë një shkresë zyrtare nga Komuna e Pejës.
Ditë më parë në këtë emision janë shfaqur pamje shqetësuese të lagjes së spitalit në Pejë, nëpërmjet të cilave banorët pretendojnë se po helmohen nga oxhaku i Spitalit.
Pamjet që janë raportuar edhe në Telegrafi.com, tregojnë mbetje hiri gjithandej në këtë lagje.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se do të kërkojë që matjen e ndotjes ta bëjë ministria. /Telegrafi/