Telegrafi

Ministri Shala përshëndet vendimin e presidentit Bush

Bazuar në një njoftim zyrtar MEF-it, ministri Ahmet Shala kishte dorëzuar kërkesën e Kosovës për marrjen e këtij statusi gjatë një takimi në Washington me 14 tetor, me zonjën Marideth Sandler, drejtoreshë ekzekutive e Sistemit Gjeneral të Preferencave pranë Përfaqësisë Amerikane të Tregtisë.

“Kjo është edhe një dëshmi e vendosmërisë së miqve amerikanë për mbështetjen e Kosovës në krijimin e një shteti demokratik, prosperues dhe të zhvilluar ekonomikisht. Ne falënderojmë qeverinë amerikane dhe presidentin Bush për përkrahjen e tyre të pakompromis për arritjen dhe përmbushjen e vizionit tonë për Kosovën”, ka deklaruar kreu i MEF-it.

Sipas Shalës statusi i vendit me status të preferuar e bën Kosovën përfituese në shumë fusha. Mallrat e prodhuara në Kosovë do të mund të plasohen në tregun amerikan pa pasur nevojë tu nënshtrohen tarifave, gjë që mundëson një depërtim më të lehtë të këtyre mallrave në këtë treg.

“Statusi i vendit të preferuar për tregun amerikan, do të ndikojë edhe në rritjen e investimeve në Kosovë, u shpreh ministri Shala.

Shumë më shumë investitorë do të dëshirojnë të kenë në prodhimet e tyre etiketën Made in Kosovo, sepse ato mallra kanë një status të preferuar në vendin me ekonominë më të madhe në botë. Shpresoj që ndërmarrjet dhe investitorët kosovarë do të shfrytëzojnë këtë mundësi në rritjen dhe zgjerimin e bizneseve të tyre”. /Telegrafi/