Telegrafi

Ministri Shala përfundoj Takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

Delegacionin Kosovar i udhëhequr nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala edhe në dy ditët e fundit vazhdoj që krahas pjesëmarrjes në këto takime multilaterale, njëkohësisht të zhvilloj edhe shumë takime me ministra, guvernatorë dhe diplomatë nga vende të ndryshme të Botës.

Me ftesë të Presidentit të Republikë së Turqisë Abdullah Gül, ministri Shala morri pjesë në një darkë solemne ku ishin të ftuar edhe të gjithë ministrat e financave të shteteve anëtare të këtyre dy institucioneve botërore.

Ministri Shala në këtë takim multilateral pati rastin të takoj përfaqësues të shumë shteteve dhe ti falënderoj për përkrahjen që i kanë dhënë Republikës së Kosovës në veçanti në procesin e anëtarësimit në FMN dhe Bankë Botërore.

Ministri Shala pati shumë takime bilaterale, takime këto të cilat kishin për qëllim ngritjen e marrëdhënieve ekomomike dhe politike me këto vende, si dhe me theks të veçantë, përkrahjen e Republikës së Kosovës në anëtarësim në organizatat tjera financiare ndërkombëtare, tërheqjen e investimeve në vend, shkëmbim përvojash ndërshtetërore, si dhe fusha të tjera të bashkëpunimit ndërshtetërore.

“Republika e Turqisë është thellë e interesuar që ta përkrah zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes investimeve në Kosovë dhe përmes përkrahjes politike për shtetin mik dhe popullin vëlla të Kosovës” tha Zëvendës Kryeministri Turk Ali Babacan gjatë një pritje speciale që i bëri ministrit Shala.

Me kërkesë të Ministrit Shala të dy palët u pajtuan që të fillojnë negocimin dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve ndërshtetërore Kosovë-Turqi si Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë në mesë të dy vendeve, Marrëveshjen për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë, Marrëveshjen për Mbrojtjen e Investimeve, Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mesë të Doganave të Kosovës dhe Doganave Turke etj. Gjithashtu palët u morën veshë për organizimin e një Forumi të Biznesit Kosovaro-Turk në dhjetor të këtij viti. /Telegrafi/