Telegrafi

Ministri Shala nënshkroi rregullën financiare për të hyrat

Po ashtu, kjo rregull do të shërbej si një dokument i vetëm për trajtimin e bazës ligjore të mbledhjes së parasë publike, autorizimit për të vepruar si ndërmjetës, mbledhjes, regjistrimit, barazimit, si dhe propozimit për alokimin e të hyrave vetanake.

Kjo rregull financiare, ka për qëllim përcaktimin e mënyrës se grumbullimit, ruajtjes, evidentimit, barazimit, propozimin për alokim, si dhe raportimin e të hyrave publike.

Dhe gjithashtu është instrumenti ligjor për menaxhim më të mirë të parasë publike dhe vlen për të gjitha Organizatat Buxhetore, Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), bankat komerciale, institucionet financiare jobankare dhe Thesarin. /Telegrafi/