Telegrafi

Ministri Shala merr pjesë në Forumin për Tregti në SHBA

Pjesëmarrës në këtë forum ishin edhe përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Rosemary Di Carlo, kongresmeni amerikan, Eliot Engel, drejtoresh e Bankës Botërore dhe Koordinatore Regjionale për Evropën Juglindore, Jane Armitage dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues të biznesit kosovar dhe ati amerikan.

Ministri Shala, tha se ky forum tregon se sa janë të përkushtuara SHBA-tw për të ndihmuar shtetin e pavarur të Kosovës. “Ftoj investitorët dhe partnerët tregtarë të takohen me delegacionin e lartë qeveritar nga Kosova në mënyrë që të informohen më nga afër për mundësit që ofron ky vend për tregti dhe investime”, tha ai.

“Kosova ka një sistem tatimor shumë të përshtatshëm për investime, ka një potencial të madh mineralesh, bujqësor dhe një forcë punëtore të re. Është në pozitë shumë të mirë për zhvillim të sektorit privat në fushatë si energjia, infrastruktura, teknologjia e informative dhe industria bujqësore”, theksoi ministri Shala

Ai më tej shtoi se thellimi i marrëdhënieve tregtare dhe zhvillimi ekonomik ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për investitorët që kanë për qëllim të zgjerojnë interesin e tyre në Kosove dhe rajon. /Telegrafi/