Telegrafi

Ministri Shala i jep ndihmën e parë një të aksidentuari (Foto)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka rastisur sot në një aksident me të lënduar.

Siç bëhet e ditur, aksidenti ka ndodhur afër selisë së MTI-së në Prishtinë.

Shala, i cili me profesion është mjek, i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit.

Sipas Ballkani.info, i riu është aksidentuar me motoçikletë.