Site icon Telegrafi

Ministri serb tregon se çfarë do të bëjnë garuesit serbë në rast se takohen ma ata nga Kosova në podium

Ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, Vanja Udovicic ka deklaruar se garuesit serb do të lëshojnë podiumin në Lojërat Olimpike Rio 2016, në qoftë se në të qëndrojnë edhe konkurrentët e “shtetit të vetëshpallur”, Kosovës, shkruan Blic.

“Nuk do të ketë asnjë takim apo afërsi me atletët e Kosovës”, ka deklaruar Udovicic për RTS, duke e cilësuar këtë rekomandim nga ministria, transmeton Klan Kosova.

Lexo po ashtu Ekskluzive – Krenaria e notit kosovar në Rio, Rita Zeqiri: Parakalimi historik, magjik dhe i paharrueshëm

Ndërsa shkrimi i gazetës Blic, vazhdon duke thënë që Kosova ka shans për medalje të artë vetëm me Majlinda Kelmendin, ku Serbia nuk ka garues, dhe se në disiplinat e tjera konsideron shtetin e Kosovës të pa aftë për të qenë kryesues.

Exit mobile version