Site icon Telegrafi

Ministri serb i komunikacionit tha se rrugët janë të kalueshme, pastaj u pa i bllokuar në borë

Këtë fundjavë, sikurse në pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor, borë ka ra edhe në Serbi.

Reshjet e borës, sipas mediave atje, krijoi probleme të mëdha, kryesisht në komunikacion.

Dhe ministri serb i komunikacionit, Tomislav Momiroviq, gjithashtu u gjend në një “kolaps trafiku”.

Për ta “dëshmuar” këtë, ai ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke shtyrë një makinë të ngecur në dëborë.

“OK…Ndalesat në autostradë patjetër që mund të pastroheshin pak më mirë”, ka shkruar ministri krahas videos.

Por bllokimi i Momiroviq ka ardhur pak pasi ai kishte raportuar nga rruga për në aeroportin e Beogradit, ku ka thënë se të gjitha rrugët janë të kalueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version