Site icon Telegrafi

Ministri Selimi viziton të enjten Shqipërinë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, të enjten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku do të zhvillojë takim pune me homologen e tij, ministren Etilda Gjonaj.

Takimi me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Etilda Gjonaj do të mbahet në ora 11:00.

Ndërsa, nga ora 11:45, dy ministrat do të deklarohen për media në një konferencë të përbashkët. /Telegrafi/

Exit mobile version