Telegrafi

Ministri Selimi: Vettingu duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe jo politik

Është lansuar dokumenti mbi modalitetet e llogaridhënies, duke përfshirë Vettingun në sistemin e drejtësisë në Kosovë, me ç’rast u tha se deri në fund të dhjetorit do të vendoset edhe lloji i modalitetit që do të zbatohet.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, tha se do të jetë një projekt gjithëpërfshirës për shkak se është i rëndësishëm implementimi i tij.

Ai tha se Vettingu duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe jo politik, teksa shtoi se ka një dakordancë brenda koalicionit qeverisës që ky proces të ecë.

Sipas tij, këtë muaj do të vendosin për llojin e vendimmarrjes që do të zgjedhin.