Telegrafi

Ministri Selimi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Jean Hubert Lebet

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Kosovë.

Në takim me ambasadorin Lebet, ministri Selimi e ka njoftuar për çështjet që lidhen me angazhimet e tij si ministër i Drejtësisë, përfshirë reformën në drejtësi, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit si dhe iniciativa tjera të rëndësishme për sistemin e drejtësisë të cilat janë në funksion të forcimit të shtetit ligjor, transmeton Telegrafi.

“Ministri Selimi gjatë diskutimit me ambasadorin Lebet, e ka falënderuar për gjithë angazhimin e tij gjatë këtyre viteve të shërbimit në Kosovë dhe ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e pandërprerë të shtetit zviceran dhe bashkëpunimin e çmuar që kanë në fusha ta caktuara duke vënë në pah edhe historinë e pasur të miqësisë dhe partneritetit mes dy vendeve tona. Ministri Selimi theksoi se Zvicra ka merita të veçanta në çdo gjë që është ndërtuar dhe arritur në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij ambasadori Jean – Hubert Lebet e ka falënderuar Ministrin Selimi për bashkëpunimin e ofruar dhe ka rikujtuar vendosmërinë e Ambasadës dhe shtetit zvicerane për të bashkëpunuar dhe asistuar Ministrinë e Drejtësisë me çdo program mbështetjeje teknike edhe në të ardhmen për forcimin e kapaciteteve të Ministrisë në reformat e ndërmarra nga ministri Selimi. /Telegrafi/