Telegrafi

Ministri ​Selimi dhe përfaqësuesit e UÇPMB-së: Besojmë në pastërtinë e luftës së UÇK-së  

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot takuar përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovc.

Në një konferencë për media, ata thanë se me këtë takim duan të dërgojnë mesazhe se thelbi i UÇPMB-së, është lufta e UÇK-së, dhe se besojnë në pastërtinë e kësaj lufte.

Ministri Selimi tha se besojnë në drejtësinë dhe luftën e UÇK dhe të gjitha atë luftëtarë që ballafaqohen me drejtësinë nuk janë vetë.

Shaqir Shaqiri, përfaqësuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, tha se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.

Ai tha se ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që u arrestuan nga Gjykata Speciale, javën e kaluar do dalin faqebardhë.

“Qëllim kemi pasur edhe ne si popull të jemi të lirë dhe të bashkuar proceset që ndodhen më vonë ishin befasi e radhës… Si ushtarë të lirisë e kemi ditur që rruga është e vështirë, edhe këto proceset e ngritura për të parë nëse lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër i kemi mbështetur por si luftëtarë të lirisë jemi të zhgënjyer sepse një gjykatë që ngritet mbi thashethemet, nuk mund të jetë e drejtë gjykon një anshëm vazhdojnë të besojmë se drejtësisë ndërkombëtare mbetet e fuqishme. Dhe luftëtarët që këtyre ditëve janë arrestuar, do dalin faqebardhë. Besojmë se drejtësia ndërkombëtare nuk do jetë e njëanshme dhe ndikuar por do jetë e drejtë”, tha ai, raporton KP.