Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Hilmi Mehmeti, është suspenduar nga pozita e tij.
Suspendimin e Mehmetit e ka bërë Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
KALLXO.com ka kontaktuar me kryeshefin e IPK-së, Hilmi Mehmetin në lidhje me suspendimin e tij.
Mehmetin ka thënë se deri te suspendimi ka ardhur pas një hetimi i cili është duke u zhvilluar.
“Është në pyetje një hetim i cili është duke u zhvilluar. Deri në përfundim të hetimit do të jem i suspenduar me pagesë”, tha Mehmeti duke zgjedhur të mos flasë në lidhje me rastin.