Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim një delegacion nga Britania e Madhe, të udhëhequr nga Richard Riley, drejtor i Departamentit për Krime Serioze në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connelli.
Në këtë takim ministri Sefaj, e njoftoi delegacionin britanik për situatën e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, dhe përpjekjet që po bëjnë institucionet e zbatimit të ligjit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Theks i veçantë në këtë takim i vu luftimit të terrorizmit dhe masat të cilat kanë marrë ty dy shtetet, fillimisht në parandalimin e përfshirjes së qytetarëve në pjesëmarrjen në luftërat e huaja dhe ri-integrimin e qëndrueshëm.
Ndërsa, delegacioni britanik vlerësoi angazhimet që ka bërë Kosova sa i përket luftimit të terrorizmit dhe u shprehën të gatshëm të ndihmojnë duke u bazuar edhe në përvojat e tyre, sa i përket luftimit të kësaj dukurie që tashmë ka përfshirë të gjithë botën./Telegrafi/