Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka marrë vendim që të ndahen mjete financiare për familjarët e zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës.
Në bazë të këtij vendimi nga 1.000 euro i janë ndarë 17 familjeve të zyrtarëve policor që kanë rënë në krye të detyrës.
Në njoftim thuhet se realizmi i këtij vendimi bëhet nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere. /Telegrafi/