Site icon Telegrafi

Ministri saudit i Sportit, Al-Asheikh: Katari mund ta humb të drejtën e organizimit të botërorit

Në fillim të dhjetorit të vitit 2010, FIFA kishte marrë vendim që Katari të jetë organizator i Kupës së Botës së vitit 2022.

Në sfond ishte spekuluar gjerësisht se zyrtarët e organizatës më të madhe botërore të futbollit të jetë korruptuar gjersa lulëzuan edhe shumë teori të konspiracionit rreth kësaj teme.

Megjithatë, prokuroria zvicerane asnjëherë nuk arriti të argumentoi se Katarit kishte blerë organizimin e botërorit.

Sheikh Abdul Aziz Al-Asheikh

Megjithatë, mediat gjermane kanë bërë të ditur se Kupa e Botës është e mundshme që mos të mbahet në shtetin e Lindjes së Mesme. Kjo u konfirmua edhe nga Ministri i Sportit i Arabisë Saudite, Al-Asheikh.

Sipas këtij të fundit, “organet specifike të FIFA-s sërish po hetojnë procedurën e caktimit të organizatorit, sepse kanë rrjedhur informacione të reja që sugjerojë se disa zyrtarë kishin marrë ryshfet”.

Vendimi përfundimtar rreth organizatorit të botërorit të vitit 2022 do të bëhet i ditur gjatë muajve të ardhshëm të verës.

Shtetet e Bashkuara dhe Anglia janë të interesuara për organizimin e edicionit të 22-të të Kampionatit Botëror që do të mbahet në Katar, i cili planifikon ta mbajë nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version