Telegrafi

Ministri Saliji takon ambasadorin Romeo, bisedohet për reforma

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, sot pati takim pune me ambasadorin e Italisë, Carlo Romeo.
Në këtë takim ministri Saliji ka informuar ambasadorin italian për aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë gjatë dy muajve të fundit dhe për planet afat shkurta në këtë resor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ambasadorin italian poashtu e ka siguaruar edhe për punët e Qeverisë rreth implementimit të reformave të rëndësishme për proceset euro-atlantike, duke cekur përgatitjen e planit për reforma 3-6-9, informojnë nga Kabineti i ministrit të drejtësisë.

Nga ana tjetër, ambasadori Romeo siguroi për përkrahje të fuqishme të Italisë në implemnetimin e reformave dhe në rrugëtimin drejt strukturave euro-atlantike./Telegrafi/