Telegrafi

Ministri Sali i cilësoi si ambiciozë për tenderë bashkëpartiakët që kërkuan dorëheqjen e tij

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në një deklaratë për “Fokus” u shprej se ish-drejtori i një klinike të Shkupit, një pronar i një kompanie dhe ish-shefi i kabinetit, Meriton Civuli janë ata që kërkojnë dorëheqjen e tij nga posti i ministrit.

“Çfarë të komentoj për tre persona ambiciozë për tenderë”, deklaron për “Fokus” ministri Sali, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Anëtarët e Alternativës kërkuan përgjegjësi nga ministri Sali, nga kjo parti përgjigjen se bëhet fjalë për pakënaqësi personale

Kujtojmë se sot anëtarë të partisë Alternativa kërkuan nga kryetari Afrim Gashi të mundësojë shkarkimin e ministrit për shkak se nuk ka punuar ashtu si duhet në këtë dikaster.

““Tash e disa muaj është i njoftuar edhe kryetari i partisë, z. Afrim Gashi, i cili akoma asgjë nuk ka marrë në këtë drejtim. Andaj apelojmë deri tek kryetari i partisë, komfor kompetencave që ka dhe obligimeve me të cilat e obligon statusi i partisë, që në afat prej 10 ditëve të inicioje shkarkimin e ministrit përndryshe, përgjegjësia për hapat e mëtutjeshme, dëmet dhe pasojat në parti do të bien ekskluzivisht mbi të”, tha më herët Meriton Civuli nga Alternativa duke shtuar se në kërkesën e tyre janë nënshkruar 11 persona.