Ministri i Mjedisit Jetësor, Sadulla Duraku, arsyetohet duke thënë se i vjen keq që nuk ka qenë mjaftueshëm i qartë në përgjigjen e tij se ai nuk merret me qytetarët.
“Qeveria ekziston për t’i arritur qëllimet strategjike, të zgjidh problemet dhe të përmirësojë jetën e qytetarëve. Në këtë drejtim, Qeveria definoi luftën me ndotjen e ajrit për prioritet strategjik. Ministri Duraku në deklaratën e tij potencoi Programin për menaxhimin me ndotjen e ajrit dhe konfirmoi se qytetarët kanë të drejtë të ndërmarrin veprime të tyre. Ministri shpreh keqardhje që nuk është shprehur mjaftueshëm qartë dhe që nxiti reagime në publik”, thuhet në kumtesën e kabinetit të tij, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministri në pyetjen se çfarë mendimi ka për paditë e qytetarëve kundër shtetit për shkak mos marrjen e masave kundër ndotjes së ajrit tha: “Tash unë nuk merrem me qytetarët, qytetarët mund të padisin”./Telegrafi/