Site icon Telegrafi

Ministri rumun tregoi dy gishtat e mesëm në parlament – por kujt ia drejtoi ata? (Video)

Një skenë në të cilën ministri rumun i drejtësisë Florin Iordache në parlament tregoi gishtin e mesëm, përkatësisht gishtin e mesëm të të dy duarve, thuhet të ketë tronditur të gjithë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Iordache premtoi në fjalën e tij se do t’i rezistonte presionit të Bashkimit Europian dhe do të vazhdonte me reformën e debatueshme të gjyqësorit.

Politikani përforcoi deklaratën e tij duke treguar dy gishta të mesëm në parlament.

Florin Iordache, i cili kryeson komisionin parlamentar mbi reformën gjyqësore, tha se qeveria do të vazhdojë planet e saj pavarësisht nga presioni i jashtëm në rritje.

“Ne po shkojmë përpara, pavarësisht opozitës në Komisionin Evropian. Ne duam të jemi të pavarur, të marrim vendime në përputhje me kushtetutën tonë, jo për shkak të presionit që vjen nga pjesë të tjera”, ka thënë Iordache.

Më pas, politikani u largua nga aty dhe tregoi dy gishta të mesëm.

Ende është e paqartë nëse ky gjest i pahijshëm është adresuar në Bashkimin Evropian apo jo.

Gjithashtu thuhet se opozita u ndje e fyer për shkak të këtij akti që kur Iordache tregoi dy gishtat në drejtim të tyre.

Ndërsa Iordache refuzoi të kërkojë falje për incidentin. /Telegrafi/

Exit mobile version