Ministri rumun i Arsimit, Sorin Cimpeanu, ka fituar vëmendjen e opinionit gjatë vaksinimit pasi që mbante të veshur një këmishë të veçantë.
Ai kishte shkuar për t’u vaksinuar kundër coronavirusit në spitalin ushtarak në Bukuresht, e kur është dashur ta zhvesh apo ta përvjel mëngën, ai tregoi një “vrimë” të veçantë nga ku do t’i jepej vaksina, transmeton Telegrafi.
Për të mos u lodhur me përvjeljen e mëngës para kamerave, ai është ndjerë krenar për “dizajnin unik” të këmishës – hapi një “vrimë” me qëllim që infermierja ta ketë më të lehtë për ta vaksinuar.
E këto pamje janë bërë virale në internet, duke hamendësuar se si është e mundur që ai kishte një këmishë “të veçantë” enkas për vaksinim. /Telegrafi/