Ministria e Forcës së Sigurisë ka njoftuar se ministri Rrustem Berisha nuk e ka refuzuar pagën me rritje për të cilën ka vendosur kryeministri Ramush Haradinaj dhe Qeveria në dhjetor të vitit 2017.
Sipas komunikatës e vërteta është se nga MFSK-ja, departamenti përkatës, nuk është kryer procedimi për rritjen e pagave për muajin qershor, sipas vendimit të Qeverisë Nr 4/20 dat 20.12.2017, për shkak se procedimi i pagave në MAP dhe MF për MFSK-në është bërë më 8.06.2018, kurse vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dalë më datë 11.06.2018.
“Arsye tjetër e mosprocedimit ka qenë edhe moskomunikimi zyrtar dhe administrativ përmes shkresave zyrtare në mes MAP-it, MF-së dhe ministrive përkatëse. Kjo procedurë e ngritjes së pagave do të kryhet me efekt retroaktiv sipas datave dhe afateve që parasheh vendimi i Qeverisë”, thuhet në komunikatën e MFSK-së, për media. /Telegrafi/