Duke marrë parasysh gjendjen aktuale në terren me këtë rast disa zona të vendit janë vërshuar nga prurjet e lumenjve të cilat erdhën si pasojë e shiut të pandërprerë në tri ditët e fundit, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka vlerësuar të arsyeshme që t’i kompensojnë të gjitha dëmet që u janë shkaktuar me këtë rast fermerëve në sektorin e bujqësisë.
Është formuar komisioni i cili do të bëjë vlerësimin e gjendjes në terren për të parë nga afër të gjitha dëmet që ka shkaktuar kjo fatkeqësi, si dhe të përgatis raporte për vlerën e këtyre dëmeve. /Telegrafi/