I sapoemëruar në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi ka marrë pjesë sot për herë të parë në seancë plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku është uruar për pozitën nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Pak minuta para fillimit të seancës, Latifi i cili ishte i pranishëm në sallë është përqafuar me të parin e PDK-së, duke marrë pastaj urime edhe nga deputetët tjerë.
Krasniqi po ashtu kur mori fjalën e uroi për marrjen e detyrës e uroi edhe punë të mbarë.
“z.Latifi, urime për mandatin dhe punë të mbarë”, tha Krasniqi.
Po ashtu, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka uruar ministrin e ri të Shëndetësisë për pozitën.
Ndryshe, më parë Rifat Latifi ka qenë këshilltar për shëndetësi i ish-kryeministrit, Hashim Thaçi. /Telegrafi/