Telegrafi

Ministri i ri për Punë dhe Politikë Sociale, OBRM-PDUKM ende po analizon

Ende po analizohet situata eventualisht për propozim të ministrit të ri teknik për Punë dhe Politikë Sociale.

Në pajtim me Komitetin Qendror dhe Ekzekutiv, kryetari i partisë ka autoritetin ta marrë atë vendim, tha sot deputetja e OBRM-PDUKM-së, Bllagica Lasovska.

Laskovska tha se shpreson që Kuvendi të shpërndahet sot dhe të ketë zgjedhje më 12 prill ashtu si u dakoruda me Presidentin e Shtetit, Stevo Pendarovski.

“Nëse politikanët me shumicë në pushtet janë seriozë, atëherë ata duhet t’i përmbahen marrëveshjes dhe Kuvendi të shpërndahet”, tha Lasovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve./Telegrafi/