Ministri i sapozgjedhur i MPB-së Oliver Andonov nga OBRM-PDUKM do të qëndroj vetëm sot si ministër pasi prej sonte duhet të votohet qeveria kalimtare dhe do të zëvëndesohet nga Oliver Spasovski i LSDM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Habia nuk qëndron në mandatin e tij një ditësh pasi kjo është lëvizje politike nga partitë nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos që kanë rënë dakord të ketë qeveri kalimtare.
Çudi është tentimi i tij për të gënjyer opinionin dhe për të paraqitur të kaluarën e tij profesionale nëpërmjet një biografie (CV) të profesorit universitar Shpëtim Latifi.
Kjo shihet edhe në CV të cilën e ka dorëzuar në Qeveri. ”Curriculum vitae of Shpëtim Latifi” shkruan në fund të çdo CV-jë që Andonov e ka përdorur si të veten./Telegrafi/