Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka zhvilluar sot një takim pune me Ruud Vermeulen, përfaqësues president i FMN-së në Kosovë. Ministri i sapoardhur Reçica ka njoftuar Vermeulen rreth çështjeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohet aktualisht MPMS dhe hapat që duhet të ndërmerren drejt realizimit të tyre.
Ministri Reçica, tutje në fjalën e tij ka falënderuar Fondin Monetar Ndërkombëtar për kontributin shumë vjeçar që ata kanë dhënë për Kosovën dhe u premtoj atyre se vullneti, puna dhe profesionalizmi i tij si ministër i kësaj ministrie do të jetë në çdo kohë i pakontestueshëm.
Ndërkaq, përfaqësuesi i FMN-së, Vermeulen ka falënderuar ministrin Reçica për pritjen e menjëhershme që i është bërë atij, menjëherë pas marrjes së detyrës si ministër, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët në realizimin e projekteve të mëdha që kanë përpara.
Në vazhdim të diskutimeve Vermeulen ofroj gatishmërinë dhe mbështetjen e pa rezervë për projekte të cilat do të kenë në fokus jetën dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të qytetarëve kosovarë, e të cilat njëkohësisht lidhen me fushëveprimtarinë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. /Telegrafi/