Telegrafi

Ministri Reçica përkrah hartimin e Ligjit për personat e pagjetur

Foto: Arkiv

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, në seancën e jashtëzakonshme ku po debatohet për personat e pagjetur tha se tha do ta mbështesë Projektligjin për personat e pagjetur.

Reçica tha se në kuadër të Rezolutës që do të dalë nga Kuvendi është paraparë edhe Projektligji për personat e pagjetur.

“Në kuadër te rezolutës që do të dalë nga Kuvendi është paraparë edhe Projektligji për personat e pagjetur. Do të jem në shërbim që ky ligj te procedohet sa më parë”, ka thënë Reçica.

Ai tha se ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë peshojnë rëndë mbi super e njerëzve që nuk i harrojnë padrejtësitë.

Sipas tij, ndonëse ndihma dhe mbështetja për familjaret e të zhdukurve nuk mjafton, ministria të paktën ka mbështetur në mënyrë financiare.

“Ndihma financiare nuk shlyen plagët, por kemi obligim që të punojmë fort që ky vend të zhvillohet”, u shpreh ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale.