Telegrafi

Ministri Reçica informohet për gjendjen dhe kërkesat e invalidëve të luftës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica priti sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj dhe Enver Krasniqi.

Ministri Reçica i informoi të pranishmit për vlerësimin e gjendjes në MPMS dhe përcaktimin e prioriteteve me qëllim të adresimit të shpejtë të çështjeve me rëndësi.

Ai u informua nga Shurdhaj për gjendjen e invalidëve të luftës dhe kërkesat e tyre.

Reçica shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim me të gjitha shoqatat, e veçanërisht me Shoqatën e Invalidëve të Luftës.

Ministri falënderoi kryetarin dhe sekretarin e shoqatës për qasjen e tyre serioze dhe u zotua se do të bashkëpunojë për të gjitha çështjet me rëndësi. Shurdhaj dhe Krasniqi falënderuan ministrin Reçica për mikpritjen dhe mbështetjen e tij. /Telegrafi/