Telegrafi

Ministri Quni dhe ministri Kervan flasin për integrimin e komuniteteve në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, priti sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan i shoqëruar nga këshilltari i sapoemëruar politik i ministrit Quni nga radhët e komuniteteve joshumicë, Berkant Curi.

Ministri Quni e njoftoi ministrin Kervan me procesin e deritashëm të zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe objektivat për të ardhmen.

Në vazhdim, të dy ministrat diskutuan temat me interes të përbashkët në mes të dy ministrive.

Ministri Kervan vlerësoi lartë angazhimin e FSK-së në përballjen me pandeminë COVID-19, krahas arritjeve të deritashme në të gjitha aspektet e në veçanti, integrimit të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë e cila sipas tij, dëshmohet edhe me emërimin e këshilltarët Curi. /Telegrafi/