Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, me ç’rast është pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes ing. Agron Tigani.
Sipas komunikatës, në takim është biseduar për sfidat, arritjet dhe sukseset e kompanisë dhe lidhshmëritë e funksionimit të Ndërmarrjes me komunat përkatëse të zonës së mbulueshmërisë.
“Me këtë rast në emër të KRU ‘Hidrodrini’, Kryeshefi Ekzekutiv ing. Agron Tigani ka falënderuar Qeverinë, respektivisht Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe personalisht ministrin Krasniqi për mbështetjen e dhënë financiare muaj më parë, për projektin e trajtimit të sistemit të ujit në rajonin e komunës së Deçanit”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.
Ministri Krasniqi ka konfirmuar mbështetjen ministrore për KRU “Hidrodrini” në bashkërendim të projekteve të përbashkëta me komunat e rajonit të mbulueshmërisë.
Gjatë takimit, palët janë dakorduar për bashkërendim të mëtejmë të kapaciteteve në shërbim të kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve të komunave që mbulon KRU “Hidrodrini”. /Telegrafi/