Site icon Telegrafi

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainsë, Pavlo Klimkin për vizitë zyrtare në Maqedoni

Shefi i diplomacisë së Ukrainës, Pavlo Klimkin nesër dhe pasnesër do të vijë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Në kuadër të vizitës, ministri Klimkin do të ketë takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjatë takimit do të shikohet mundësia e vazhdimit dhe përmirësimit bilateral të politikave, ekonomisë dhe sfera tjera. Do të ketë shkëmbim mendimesh për aspiratat dhe integrimin evropian dhe euro-atlantike.

Ministri Dimitrov dhe Klimkin do të nënshkruajnë dhe Deklratën e përbashkët në me Ministrisë për Punë të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë për Punë të Jashtme të Ukrainës si dhe Memorandum për bashkëpunim në mes akademisë në Minitrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe akademisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë, ministri Klimkin do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe zv. kryetarin e qeverisë, Bujar Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version