Site icon Telegrafi

Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut për vizitë në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Jean Asselborn, nesër do të udhëtojë për në Maqedoni për të realizuar vizitë pune.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njoftojnë se Jean Asselborn do të realizojë takim me Nikolla Dimitrovin, me të cilin do të bisedojë për aspiratat e Maqedonisë për integrim në BE dhe NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në takim me ministrin Nikolla Dimitrov, si dhe në diskutimet plenare mes dy delegacioneve, pritet të shkëmbehen mendime lidhur me nivelin e deritanishëm të marrëdhënieve dhe mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm në sferat me interes të përbashkët. Theks i veçantë do të vendoset edhe për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO, si dhe roli i ndihmës së Luksemburgut në realizimin e qëllimeve strategjike”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Në kuadër të vizitës, ministri Jean Asselborn do të realizojë takime edhe me kryeministrin Zoran Zaev, presidentin Gjorge Ivanov, ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, zv.kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi./Telegrafi/

Exit mobile version